“Vit te mbare o Shkoder” eshte mesazhi i rendesishem qe jepet nga Papa Françesku dhe nje program artistik qe nis vitin bukur ne teatrin “Migjeni” sot ne daten 8 janar ne oren 17:30. Per te folur ne lidhje me kete aktivitet i ftuar ne studion e emisionit “Start” ne Tv1 Channel ishte aktori Nikolin Ferketa i cili ka rolin e moderatorit ne kete aktivitet se bashku me Irsa Golemin.

Ferketa: Sot ne po kalojme situata nga me te ndryshmet, situata te cilat njerezit jane ato qe i krijojne, qofte nga pikepamja shpirterore, morale, profesionale, por edhe nga ajo natyrore. I mbetet ne dore njerezve qe te menaxhojne situata te ndryshme e te dialogojne me njeri – tjetrin. Kjo sepse nje nga temat me kryesore qe Papa Françesku ka thene per kete vit eshte “paqja si ecje shprese, dialog dhe kthim ekologjik”. Qe do te thote se ne gjithmone duhet te shpresojme per nje te ardhme me te mire.

Golemi: Aktiviteti po behet per diten kombetare te paqes dhe eshte si nje shenje reflektimi per ne dhe per te gjithe publikun. Eshte edhe si nje reflektim mbi shpresen per kete vend, pasi per te percjellur mesazhin boteror te paqes eshte menduar qe te ndersillet ky aktivitet, si nje mesazh i vlefshem permes notave muzikore, valleve, poezive te cilat do te vijne ne menyre teper interesante.

LEAVE A REPLY