KF Vllaznia bën të ditur se nga sot futbollisti Wenderon da Silva Soares nuk do të jetë më pjesë e skuadrës. Me të është rënë dakord që të ndërpritet me mirëkuptim kontrata e punës dhe në fund palët kanë shtrënguar duart me njëri- tjetrin.
KF Vllaznia e falenderon futbollistin Wenderson da Silva Soares për kontributin e dhënë gjatë këtyre muajve tek ekipi jonë dhe njëkohësisht i uron suksese në karrierën e tij të mëtejshme!
© vllaznia.al