Shkrimtari Bledar Tafaj ishte i ftuar mengjesin e kesaj te enjte ne emisionin “Start” ne Tv1 Channel i cili bere promovimin e librit te tij te dyte me poezi “Kepucet”.

Tafaj: Une kam filluar te shkruaj qe ne moshen 14 vjeçare siç jane dedikimet apo poezite dhe nuk jam shkeputur asnjehere nga poezia. Poezia per mua ka qene se nje menyre rrefimi per te pastruar shpirtin duke nxjerre me te miren time.

Libri im i pare “Kam heshtur” eshte botuar ne vitin 2010 dhe erdhi me teper si kembengulje e disa miqve te mi per t’i botuar, sepse ishin poezi te mbledhura neper fletushka.

Libri i dyte “Kepucet” u deshen 10 vite per ta botuar dhe kjo sepse kisha idene qe duhet te isha me lart se libri i pare. Zgjodha titullin Kepucet” sepse ne pa kepucet nuk mund te shkojme askund, ketu jane kepucet e shpirtit dhe rrugetimi qe bejme ne ne jete. Kepuca sipas simbolikes le nje gjurme dhe une me kete liber dashje padashje dua te le nje  gjurme sado e vogel te jete ajo.

LEAVE A REPLY