Papa i bën apel SHBA dhe Iranit për vetëpërmbajtje dhe dialog

0
603

 

Vatican City – Papa Francesku të enjten i kërkoi SHBA dhe Iranit të shmangin përshkallëzimin e situatës dhe të ndjekin “dialogun dhe vetëpërmbajtjen” për të shmangur një konflikt më të gjerë në Lindjen e Mesme, njofton Reuters.

Papa e bëri këtë apel, komentin e tij të parë direkt mbi krizën aktuale, në fjalimin e përvitshëm drejtuar ambasadorëve të akredituar në Vatikan.

Duke folur për gati 50 minuta në afreskun Sala Regia të Vatikanit, lideri katolik roman 83-vjeçar, bëri një përmbledhje të zymtë të vitit 2019, për luftërat, ngrohjen globale, ksenofobinë dhe rrezikun e armëve bërthamore.

“Veçanërisht shqetësuese janë sinjalet që vijnë nga i gjithë rajoni, pas rritjes së tensioneve midis Iranit dhe SHBA”, u tha Papa Francesku diplomatëve të më shumë se 180 vendeve.

Ai tha se tensionet rrezikuan të kompromentojnë procesin gradual të rindërtimit në Irak, po aq sa dhe të vendosin bazat e një konflikti të madh që ne të gjithë do të donim ta shmangnim.

“Prandaj unë përsëris thirrjen time që të gjitha palët e interesuara të shmangin përshkallëzimin e konfliktit dhe të mbajnë gjallë flakën e dialogut dhe të vetëpërmbajtjes, në respekt të plotë të ligjit ndërkombëtar,” tha ai.

“Familja jonë njerëzore është e tmerruar dhe e plagosur nga një sërë luftërash shkatërruese që veçanërisht prekin në të varfrit dhe më të pamundurit”, tha Francesku. “Trishtueshëm, Viti i Ri nuk duket se po karakterizohet nga shenja inkurajuese, ndërkohë që tensionet si dhe aktet e dhunës po rriten”, tha ai.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here