Saturday, April 20, 2024
Home Aktualitet BE raport në shkurt për Shqipërinë

BE raport në shkurt për Shqipërinë

0
614

Para samitit të Zagrebit në maj ku do të diskutohet zgjerimi i BE-së, Komisioni Europian do të publikojë në shkurt një mini raport për Shqipërinë Maqedoninë e Veriut.

Ky raport vjen para prezantimit të metodologjisë së re të zgjerimit, që sipas burimeve diplomatike në Bruksel, pritet të miratohet në muajin mars. Me këtë metodologji, presidenti francez Macron ka kushtëzuar dhënies e dritës së gjelbër për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut gjatë samtit të Zagrebit. Këtë gjë ai e ritheksoi edhe gjatë takimit të martën në Paris me kryeministrin kroat Andrej Plenkoviç.

Ndërkohë mësohet se komisioneri i BE-së për Zgjerimin Oliver Varheli do të vizitojë më 15 dhe 16 janar Maqedoninë e Veriut. Kjo do të jetë vizita e tij e parë pas marrjes së detyrës.

Nuk ka ende njoftim për vizitën e tij në Shqipëri.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here