Monday, April 6, 2020

Gurore në Postribë, institucionet “verifikim” pas protestës së banorëve

183
0

Përfaqësues të institucioneve zbritën në Postribë për të verifikuar shqetësimet për një gurore që vepron në zonë.  Por ndërsa banorët e ambienalistët folën për pasoja shkatërrimtare, pronarët e gurores thanë se ata veprojnë sipas ligjit!

Pas protestës se banoreve te Postribë kanë zbritur në terren për të verifikuar punimet përfaqësues të ministrisë së Mjedisit, koordinatore të platformës së bashkëqeverisjes, ambientalistë si dhe nga drejtoria e minierave.

Mandeta Mingjozi, Koordinatore e platformës së bashkëqeverisjes: Do analizohen të gjithë komponentët edhe do ballafaqohen të gjitha faktet.

I ashpër në qëndrimin e tij ishte ambientalisti Sazan Guri, i cili deklaroi se dëmet e kësaj guroreje janë të mëdha e shkatërrimtare për këta banore.

Sazan Guri, ambientalist:  Kanë ujin e pijshëm, ujin bujqësor, kanë dhe ujin që merret me një kanal që vaditen qindra hektarë tokë buke.

Përkundrejt pretendimeve të banorëve, firma kontraktuese sqaron se ka leje shfrytëzimi 25 vjeçare dhe respekton çdo hallke ligjore.

Aleksandër Shytani, administrator: Lejet e shfrytëzimit janë 25-vjeçare. Ne shfrytëzojmë në atë zonë pa përdorur lëndë plasëse dhe sipas ligjeve në Shqipëri.

Përfaqësues te ministrisë dhe platformës së  bashkëqeverisjes bënë me dije se pas verifikimeve do të informojnë banorët mbi vendimin e marrë për vijueshmërinë e shfrytëzimit  të mineralit ndërtimor “gur gëlqeror i memorizuar” .

LEAVE A REPLY