Tuesday, January 21, 2020

Lobimi rus, gjykata pushon hetimin ndaj Bashës

112
0

Gjykata e Tiranës ka vendosur të pushojë çështjen ndaj Lulzim Bashës lidhur me lobimin rus. Të pranishëm në seancën e sotme ishin dy avokatët e Bashës, Eduard Halimi dhe Ivi Kaso.

I pranishëm në seancën e sotme ishte vetëm ish-sekretari i Përgjithshëm i PD, Arben Ristani hodhi akuza ndaj Prokurorisë. Sipas tij, ky organ i drejtësisë erdhi me disa qëndrime për shkak të dhunës dhe presionit politik.

Arben Ristani: Prokuroria në këtë rast është një rast i pastër për ti treguar publikut sesi shndërrohet një organi i drejtësisë kur  frustrohet nga politika dhe dhuna politike. Prokuroria u paraqit me dy qëndrime, një qëndrim që kërkonte të kthehej çështja për plotësim hetimesh dhe një qëndrim që kërkonte që çështja të shkonte në gjyq, dhe ndërkohë gjatë gjyqit vjen dhe një urdhër i tretë që përjashton njërin nga prokurorët nga ndjekja e çështjes. Pra një organi i çorganizuar me disa qëndrime që vijnë pastër për shkak të dhunës politike dhe të interesave politike, Është një akuzë e montuar politikisht. Kanë qenë veprime ligjore nga ana e PD dhe mesa duket unë e kam deklaruar edhe në një rast tjetër se sado që do ndikojnë tek drejtësia, gjithmonë do ketë njerëz që do japin drejtësi. Drejtësia është ajo që i mungon këtij vendi.  PD ka paguar para që rrjedhin nga buxheti i saj dhe që i ka deklaruar ligjërisht në KQZ.

“Ishte vendim që rrëzoi tërësisht të gjithë gjuetinë e shtrigave që për dy vjet u mbajt në korridoret e prokurorisë” u shpreh Eduard Halimi

Kreu i opozitës Lulzim Basha, ish-sekretari i Përgjithshëm Arben Ristani dhe financieri i Partisë Demokratike Ilir Dervishi akuzohen për falsifikim të vulave dhe stampave, ndërsa është pushuar hetimi për pastrim të produkteve të veprës penale.

Objekti i akuzës, sipas prokurorisë bën fjalë për transferimin e pagesës prej 650 mijë dollarë nga Partia Demokratike me qëllim lobimin në SHBA.

Sa rrezikon Basha?

Referuar nenit 190 të kodit penal në veprën penale të parashikuar në paragrafin e tretë mbi bazën e të cilit akuzohen tre të pandehurit, kjo vepër penale dënohet me burgim nga gjashtë muaj deri në pesë vjet.

Hetimi për këtë çështje ka nisur dy vite më parë ndërsa gjatë fazës së mbledhjes së provave Lulzim Basha, Arben Ristani dhe ish-financieri i PD janë paraqitur dy herë në prokurori për të dhënë shpjegime. Ata kanë hedhur poshtë akuzat duke pretenduar se hetimi është i motivuar politikisht.

Ndërkohë mësohet se rënia e akuzës për pastrimin e parave ka lidhje me një marrëveshje që është bërë mes prokurorisë shqiptare dhe kanadezit Nick Muzin do të paguhej me 675 mijë € për angazhimin e tij në favor të PD-së.

LEAVE A REPLY