Monday, April 6, 2020

Në një javë arrestohen 37 drejtues mjetesh

200
0

Plot 37 drejtues mjetesh janë arrestuar gjatë javës që lamë pas.

Policia Rrugore thotë se 17 prej tyre janë arrestuar në gjendje të dehur , 18 të papajisur me leje drejtimi, si dhe 2 drejtues mjetesh për “Korrupsion aktiv ndaj personave që kryejnë funksione publike”.

Po ashtu janë pezulluar 98 leje drejtimi, nga të cilat 26 për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit, 59 për shpejtësi mbi normat e lejuara, si dhe 13 për shkelje të tjera të rregullave të qarkullimit rrugor.

Janë proceduar administrativisht 138 drejtues motomjetesh, për mospërdorim të kaskës mbrojtëse.

Janë proceduar administrativisht 54 drejtues mjetesh, për shkelje semafori.

Janë proceduar administrativisht 352 drejtues mjetesh, për përdorim të aparatit celular gjatë drejtimit të mjeteve.

Janë proceduar administrativisht 146 drejtues mjetesh, për mosdhënie përparësie ndaj këmbësorëve.

Janë proceduar administrativisht 2934 mjete për pushim dhe qëndrim të gabuar.

LEAVE A REPLY