Monday, April 6, 2020

Paloka: Rama largohet vetëm me përballje

157
0

Partia Demokratike e sheh reformën zgjedhore si mekanizëm për daljen nga kriza e thellë politike  dhe garantimin e  zgjedhjeve të parakoshme. Nëqoftëse  kjo dështon, Edi Paloka , tha  për RTV Ora se e vetmja rrugë mbetet përballja në rrugë.

Partia Demokratike nuk ka ndryshuar qëndrim sa i përket zgjedhjeve të parakohshme me qeveri teknike, e për këtë nuk përjashtohet mundësia e rikthimit në protesta.

Nënkryetari i Partisë Demokratike, Edi Paloka, është i bindur se e vetmja  e vetmja rrugë për largimin e Ramës është përballja.

Paloka: Me Ramën nuk ka mënyrë tjetër përveçse përballjes. Ai do të vazhdojë të zvarritet dhe të tërheqë zvarrë dhe shqiptarët dhe Shqipërinë.

Opozitën në këto kushte, tha Paloka, e mbajnë vetëm rekomandimet e Bundestagut gjerman, veçanërisht reforma zgjedhore.

Por ky moment sipas tij po keqpërdoret nga  Kryeministri.

Paloka: Me atë komisionin unisex në parlament të krijojë idenë se ai është për kodin zgjedhor, por nuk është opozita e gatshme të bashkëpunojë.

Opozita tashmë nuk pranon vetëm zgjedhje të parakohshme parlamentare.

Paloka: Ne kërkojmë zgjedhje parlamentare dhe lokale në një ditë.

Sa i përket debatit për reformën zgjedhore, Paloka, tha se të gjithë ata që fajin ja vënë sistemit, i shërbejnë Edi Ramës.

Paloka: Ata që vazhdojnë dhe ngulin këmbë për sistemin, ja vënë fajin sistemit, në rastin më të mirë janë naivë, në rastin më të keq janë njerëz që i shërbejnë Ramës.

LEAVE A REPLY