Friday, April 19, 2024
Home Sport Sulmuesi Sidorenco bashkohet me ekipin e Vllaznisë në Ohër

Sulmuesi Sidorenco bashkohet me ekipin e Vllaznisë në Ohër

0
609
England's Phil Jagielka (right) and Moldova's Eugen Sidorenco battle for the ball (Photo by Jonathan Brady/PA Images via Getty Images)

Ekipi ka vijuar edhe ditën e djeshme procesin stërvitor duke zhvilluar seancën e rradhës në përgatitoren që është duke zhvilluar në Ohër. Ndërkohë, në orët e vona të mbrëmjes është bashkuar me ekipin në hotel “Belvedere” edhe sulmuesi Eugen Sidorenco.

Drejtuesit e klubit kanë arritur një marrëveshje paraprake me lojtarin e kombëtares moldave dhe në ditët në vijim pritet që ajo të konkretizohet me hedhjen e firmës në kontratë. Sidorenco sakaq në orën 11.00 do të bashkohet me ekipin në stërvitje duke zhvilluar seancën e parë me kuqeblutë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here