Wednesday, April 24, 2024
Home Politikë Balla publikon dokumentet e Departamentit Amerikan të Drejtësisë: Shikojini me kujdes per...

Balla publikon dokumentet e Departamentit Amerikan të Drejtësisë: Shikojini me kujdes per te kuptuar dosjen “Basha”

0
730

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, vijon akuzat ndaj kreut të Partisë Demokratike, Lulzim Basha, pas vendimit të Gjykatës së Tiranës për të pushuar çështjen penale për falsifikim ndaj tij.

Balla publikon në “facebook” disa dokumente, që sipas tij, janë publikuar në faqen zyrtare të Departamentit Amerikan të Drejtësisë, ndërsa bën thirrje të shihen me kujdes për të kuptuar dosjen “Basha”.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Mesazhi i plotë i Ballës:

Për ta kuptuar dosjen “Basha”, shikojini me kujdes këto dokumenta të publikuara në faqen zyrtare të Departamentit Amerikan të Drejtësisë (Akti i Rregjistrimit të Agjentëve të Huaj).

A janë këto kontrata të firmosura nga Lulzim Basha me numër pashaporte diplomatike DB1159763?
👉dokumenti i parë (foto)
https://efile.fara.gov/docs/6414-Exhibit-AB-20170331-1.pdf

A janë shërbimet e faturuara në emër të Partisë Demokratike në shumën 675.000 dollarë?

👉dokumenti i tretë (foto)
https://efile.fara.gov/…/6414-Supplemental-Statement-201711…A deklarohet në dokumentin e katërt se kompania guackë Biniatta Trade do të kompensojë/do të paguajë Muzin për shërbimet e ofruara në emër të Partisë Demokratike?
👉dokumenti i katërt (foto)
https://efile.fara.gov/docs/6414-Exhibit-AB-20171114-2.pdf

Fakti është që Lulzim Basha ka përfituar një shërbim me këto para. Për një shërbim të përfituar me fonde me burime të padeklaruara, a duhet hetuar?

Fakte të reja plotësojnë kushtet për një kallzim të ri!

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here