Tuesday, April 16, 2024
Home Aktualitet Interpoli shqiptar pajiset me jelekë të rinj balistik

Interpoli shqiptar pajiset me jelekë të rinj balistik

0
916

 

Njësia Shqiptare e Interpolit u pajise me jelekë të rinj balistik dhe mjete taktike, nga Zyra Ndërkombëtare për Narkotikët dhe Zbatimit të Ligjit dhe (INL) në Ambasadën Amerikane në Tiranë.

Ceremonia e dhurimit u mbajt në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit, ndërsa drejtori Ardi Veliu nënvizoi vlerësimin për Zyrën INL, për mbështetjen e tyre dhe theksoi fushat e ardhshme në të cilat SHBA-ja dhe Shqipëria po bashkëpunojnë për të adresuar përparësitë e zbatimit të ligjit.

Drejtoresha e INL-së, Julie Craven vuri në dukje punën e rëndësishme të arritur nga oficeret e ZQK Interpol, veçanërisht në adresimin e çështjeve kundër krimit të organizuar ndërkombëtar.

“Byroja e Narkotikëve dhe Zbatimit të Ligjit në Shtetet e Bashkuara ka respekt të madh për punën e guximshme dhe me ndikim të kryer nga oficerët shqiptarë të  ZQK Interpol Tirana”, – është shprehur Craven.

INL shpreson të vazhdojë mbështetjen për përpjekjet e Policisë së Shtetit shqiptar, për të adresuar çështjet ndaj krimit të organizuar transnacional.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here