Megi Doçi golashënuesja më e mirë në botë, trajneri Leka: Ajo nuk njeh asgjë tjetër veç topit të futbollit

0
872

Futbollistja e Vllaznise Megi Doçi eshte shpallur golashenuesja me e mire ne bote per te dytin vit radhazi, ku ishte nje lajm i jashtezakonshem per te gjithe shkodranet dhe shqiptaret. I ftuar ne studion e emisionit “Sport Show” trajneri i ekipit te femrave, Nikolin Leka tha se fale punes se madhe dhe pasionit per futbollin Megi ka arritur ketu ku eshte sot.

Leka: Eshte diçka e jashtezakonshme qe na ben te ndihemi krenar jo vetem ne si ekip, por si klub sportiv, si Shkoder por edhe si Shqiperi. Te dale nje lojtare shqiptare aq me teper nje lojtare e Vllaznise dy vite rradhazi golashenuesja me e mire ne bote eshte nje e arritje e jashtezakonshme per ekipin.

Kjo arritje vjen fale punes se mire qe ben Doçi, nje vajze e talentuar e pergatitur me te gjitha komponentet sportiv, teknik, fizik, taktik. Nje vajze qe nuk njeh asgje tjeter veç topit te futbollit. Megi ka qene 13 vjeçe kur vinte nga Tirana çdo dite per te bere stervitje ne Shkoder, pra pasioni dhe puna e ka sjelle deri ketu.

Futbollistja e Vllaznise Megi Doçi ka shenuar 85 gola qe perkon me numrin me te madh te golave te shenuar nga te gjitha homologet e saj ne rang boteror.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here