Friday, February 28, 2020

Reforma zgjedhore, opozita mandaton Bylykbashin dhe Vasilin për të diskutuar me PS

97
0

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, mblodhi sot në selinë blu aleatët për reformën zgjedhore.

Në mbyllje të takimit, Basha akuzoi mazhorancën për zvarritje të kësaj reforme.

Lulzim Basha: Prej tetorit opozita e bashkuar ka insistuar në një mekanizëm gjithë përfshirës dhe transparent për të përfunduar reëformën zgjedhore që i paraprin zgjedhjeve të lira dhe të ndershme. Kanë kaluar 4 muaj dhe procesi është zvarritur si shenjë e mungesës së vullnetit nga pala tjetër.

Basha tha se opozita rikonfirmon qëndrimin e saj të tetorit për këtë reformë dhe ka mandatuar Oerd Bylykbashi dhe Petrit Vasilin për të diskutuar me palën tjetër.

Lulzim Basha: Opozita rikonfirmon qëndrimin e saj për nisjen pa vonesë dhe përmbylljen një ore e më parë të reformës zgjedhore dhe mandaton Oerd Bylykbashin dhe Petrit Vasilin për të dakordësuar mekanizmin për ecjen përpara me miratimin e reformës zgjedhore duke i qëndruar të gjitha pikave të parashtruara në tetor.

Për ndryshimin e sistemit ai e la derën e hapur për propozime dhe pse insiston se nuk është ky problemi me zgjedhjet në vend.

Shefi i opozitës tha se zgjidhja për krizën politike vjen vetëm përmes mbajtjes së zgjedheve të parakohshme dhe atyre vendore në një ditë.

Ndërkohë në orën 13:00 do të zhvillohet një tryezë ku do të marrin pjesë Damian Gjiknuri nga PS, Oerd Bylykbashki nga PD, Rudina Hajdari, përfaqësuese e opozitës parlamentare dhe Petrit Vasili nga LSI.

Në përfundim të takimit mes përfaqësuesve të të gjitha palëve do të ketë dhe një prononcim për mediat.

LEAVE A REPLY