Shkrimtari shkodran Myrto Hysaj ishte I ftuar ne studion e emisionit “Start” ne Tv1 Channel per promovimin e librit te tij te dyte “Mos u largo”.

Pasi i kaloi te 60-tat, filloi te botoje vëllimet me  poezi !  Myrto Hysaj, mesues ne Postrribe, autor i disa  botimeve brenda nje kohe te shkurter, thote se kurr nuk eshte vone te shkruash.

Vellimin e fundit poetik te titulluar “Mos u Largo” e ka promovuar fillimisht ne biblioteken “Marin Barleti”. Redaktori i ketij vëllimi, kryetar i klubit te shkrimtareve te Shkodres, Zija Vukaj, thote se nuk nuk ka asgje per tu çuditur me poet si Hysaj, pasi pa qene i panjohur nuk behesh i njohur.

Vellimet poetike “Dhuroi enderren time” dhe “Mos u largo” me autor Myrto Hysaj, jane botimet me te fundit qe i jane  shtuar krijimtarise letrare-artistike te krijuesve shkodrane.

LEAVE A REPLY