Tuesday, January 21, 2020

Gjiknuri: Reforma marrëveshje shqiptare, Bylykbashi: Duhet testuar me zgjedhje

71
0

Opozita kërkon që ndryshimet që do ti bëhen kodit zgjedhor të testohen në zgjedhje, edhe pse zgjedhjet e radhës janë parashikuar të jenë në vitin 2021. Diskutimet në tryezë mes pozitës dhe opozitës parashikohen të vështira dhe diferencat kanë nisur. Ndërsa PD pranon se tryeza e përbashkët u bë e mundur nga ndërkombëtarët, mazhoranca thotë se ata nuk i detyruan. 

Në diskutimet e tryezës së rrumbullakët të ditës së martë nuk ka patur propozime për reformën por vetëm i është hapur rruga një zgjidhje politike për reformën zgjedhore mes palëve.

Marrëveshja politike është arritur pas komunikimeve intensive mes palëve PS-PD dhe ndërkombëtarëve, por edhe për ndikimin e këtyre të fundit ka këndvështrime të ndryshme.

Gjiknuri: Kjo është një marrëveshje e mirëfilltë shqiptare, nuk ka pasur asnjë trysni ndërkombëtare që palët të kishin me patjetër të kishin një marrëveshje. 

Bylykabashi: Pati një lehtësim të procesit nga faktori ndërkombëtar, në atë që ne kërkonim në atë që ne kërkonim sa i përket bërjes së një reforme konsensuale jashtë parlamentit. 

Edhe pse Oerd Bylykbashi nuk e fsheh skepticizmin ndaj Kryeministri Rama, ai shprehet që opozita është e vendosur që në fund produkti duhet testuar.

Bylykbashi: Nëpërmjet kësaj reforme zgjedhore mund të jetë fillimi i zgjidhjes së krizës politike. Me mbylljen e reformës zgjedhore hapet rruga për kushtin tjetër, testimin e saj dhe nuk ka rrugë tjetër për testimin, përveç zgjedhjeve të parakohshme.

Beteja e demokratëve do të jetë për  masat shtrënguese  për shitblerjen e votës si dhe futjen e teknologjisë në zgjedhje.

Bylykbashi: Teknikisht është plotësisht e mundur. Futja e teknologjisë në votim do të bënte të mundur që të reduktoheshin një numër shumë i madh problematikash të administrimit të votimit dhe të numërimit të identifikimit të zgjedhësve.

Ndryshe nga sa është mësuar politika shqiptare me marrëveshje dypalëshe PS-PD, diskutimet pritet të jenë të vështira.

Gjiknuri: Kemi një realitet politik që nuk e ka njohur skena politike shqiptare për shumë vite, pra është më e vështirë sesa në mënyrë bilaterale. 

Bylykbashi: Opozita reale jemi ne, pra parlamenti duhet ta bëjë me ne këtë reformë. Parlamenti nuk mund të bëjë gjë tjetër përveçse atë që arritëm me kompromis ta miratojë, përndryshe do të ishte thyerje e kompromist të djeshëm dhe do ishte një mashtrim për shqiptarët nga Edi Rama.

Deputetët e opozitës parlamentare kanë kërkuar në mbledhjen e grupit që puna e Këshillit politik të nisë mbi draftet e propozuara në komisionin e reformës gjatë 2019. Ndryshimi i sistemit vijon të jetë kusht i tyre.

Gjiknuri: Shpresojmë që palët mos bëjnë kokëfortë për të penguar procesin e reformës zgjedhore duke kushtëzuar. Njëra palë mund të kushtëzojë të ikë qeveria, pala tjetër thotë jo nuk e pranoj se dua ndryshimin e sistemit. 

LEAVE A REPLY