Kryemadhi: Reçaku është apel për drejtësi, është monument për kujtesë, është referencë për shqiptari

0
545

Sot është përkujtuar 21-vjetori i masakrës së Reçakut, ku u vranë nga ushtria serbe 45 shqiptarë. Ishte 15 janari i vitit 1999, kur forcat serbe hyne në fshatin Reçak dhe filluan bastisjet e shtëpive. Kjo ditë është përkujtuar edhe nga kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi.
Ajo është shprehur se kjo masakër është një dëshmi rrënqethëse e regjimit kriminal të Millosheviçit dhe pushtetit të tij.
Postimi Kryemadhit:

“Masakra e Reçakut është dëshmi rrënqethëse dhe provë gjaku me jetët e pafajshme të shqiptarëve, e genocidit dhe krimeve kundër njerëzimit, të kryera nga rregjimi kriminal i Millosheviçit dhe banda e pushtetit të tij!

Përkujtimi me dhimbje i asaj masakre, është sot po aq edhe homazh për të gjithë shqiptarët që vunë zemrat e atdhedashurisë dhe gjakun e tyre në mbrojtje të Kosovës dhe që e bënë Kosovën e gjakut tonë shtet të lirë, të pavarur dhe demokratik!

Sot më shumë se kurrë, Reçaku ndan patriotët nga pseudopatriotët, atdhetarët nga tradhëtarët, shqiptarët nga antishqiptarët!

Reçaku është apel për drejtësi, është monument për kujtesë, është referencë për shqiptari!”

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here