Tuesday, January 21, 2020

Masakra e Reçakut, Presidenti Meta në Kosovë

81
0

21 vite më parë do të ndodhte një nga masakrat më të mëdha të bëra nga ushtria serbe në Kosovë, pikërisht në fshatin e Reçakut u vranë 45 civilë.

Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, prej ditës së djeshme ndodhet në Kosovë dhe do të jetë prezent në veprimtarinë përkujtimore të masakrës së Reçakut në Akademinë Përkujtimore në nderim të të rënëve.

Më 15 janar 1999 u ekzekutuan mizorisht 45 civilë shqiptarë në Reçak. Në mesin e tyre kishte burra, gra, pleq e fëmijë.

Meta do të jetë i pranishëm në ora 10:30 në veprimtarinë përkujtimore të 21-vjetorit të masakrës së Reçakut dhe në ora 11:00 në Akademinë Përkujtimore në nderim të të rënëve.

LEAVE A REPLY