Qeveria shqiptare do të rekrutojë 880 punonjës në administratë për 2020-ën, ja kategoritë…

0
930

TIRANE-Në administratën publike për vitin 2020 janë planifikuar që të rekrutohen 880 persona sipas kategorive të ndryshme që janë specifikuar. Qeveria e ka miratuar në mbledhjen e sotme planin vjetor të pranimit për vitin 2020 në institucionet e administratës shtetërore, pjesë të shërbimit civil. Këshilli i Ministrave ngarkon Departamentin e Administratës Publike, në cilësinë e njësisë përgjegjëse, për zbatimin e këtij vendimi.

Vendimi i plotë:
1. Numri i vendeve vakante të planifikuara për rekrutim, gjatë vitit 2020, është gjithsej, 880, të ndara sipas kategorive të mëposhtme:
a) Për Trupën e Nëpunësve Civilë të Nivelit të Lartë Drejtues 3;
b) Për kategorinë e mesme drejtuese 59;
c) Për kategorinë e ulët drejtuese 150;
ç) Për kategorinë ekzekutive 668.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here