Monday, April 15, 2024
Home Politikë Tryeza me qeverinë, Ndoka: Trysnia ndërkombëtarë nuk përjashton as opozitën

Tryeza me qeverinë, Ndoka: Trysnia ndërkombëtarë nuk përjashton as opozitën

0
579

Për aleatin e Partisë Demokratike, Nard Ndoka ajo që ndodhi ditën e djeshme nuk ishte surprizë, madje ai nuk e quan as marrëveshje. I ftuar në studion e lajmeve në Ora News, Ndoka tha se ishte diçka proceduriale, që të drejton drejt zgjedhjeve të parakohshme.

I pyetur për presionin ndërkombëtar, Ndoka u shpreh se trysnia kryesore ishte ndaj qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama, por kjo nuk e përjashton as opozitën.

Nard Ndoka: E para, ne kemi një detyrim me ato 9 pikat e Bundestagut gjerman, i ka edhe opozita edhe mazhoranca. Në këtë rast ishte një detyrë për klasën politike shqiptare. Opozita e bëri detyrën e vet, ne ngritëm grupet tona si opozitë e bashkuar, draft propozimet, pra i dhamë jetë asaj detyre që ndërmorëm. Rama u përpoq nëpërmjet akrobacive që të ushtrojë presion, deklaroi para ca kohësh se do ta miratojë me këta deputetë reformë. Pra ai u rikthye në pjesën e një logjike parlamentare. Në këtë sens trysnia ndërkombëtare ka qenë në mënyrë të drejtpërdrejtë nga mazhoranca dhe kryeministri Rama. Por kjo nuk përjashton as opozitën në agjendën e vet, kuptohet që ndërkombëtarët ndërhyjnë në të dyja anët e politikës shqiptare për të dhënë një produkt të besueshëm dhe për të vazhduar më tej me ato detyrat që kemi.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here