Friday, April 19, 2024
Home Politikë Vasili: Zgjidhja e dhënë dje, e propozuar nga opozita. Qeveria duhet të...

Vasili: Zgjidhja e dhënë dje, e propozuar nga opozita. Qeveria duhet të largohet sa më parë

0
532

Nënkryetari i LSI-së Petrit Vasili foli sot për marrëveshjen e djeshme mes opozitës dhe maxhorancës si dhe kërkoi largimin e qeverisë së kryeministrit Edi Rama. Në një deklaratë për mediat, Vasili u shpreh se parlamenti ilegjitim përveç se thelloi krizën, e bëri jo vetëm një problem të rëndë për shqiptarët por edhe një problem ndërkombëtar.

Ai theksoi se zgjidhja e dhënë dje ishte pikë për pikë ajo zgjidhje e propozuar muaj më parë nga opozita për të krijuar një mekanizëm me dy palë dhe ndërmjetësues ndërkombëtarë të kualifikuar ku OSBE-ODIHR ishin dhe mbeten ndërmjetësues të zgjedhur.

“Qeveria dhe Edi Rama janë fajtorë të vetëm për këtë vonesë shumë mujore që i kushtoi Shqipërisë integrimin dhe një proces shpopullimi më tragjikun që Shqipëria ka pasur ndonjëherë. Qeveria e zgjedhjeve të vjedhura duhet të largohet sa më parë. Qeveria që grabit miliona me koncesione dhe që iu dhuron qindra milionë tendera kriminelëve e trafikantëve duhet larguar sa më parë. Opozita kishte përgjegjësi për një nga 9 pikat që Bundestagu dhe Europa i kishin vënë Shqipërisë dhe me një sjellje shumë të përgjegjshme bëri gjithçka që kjo pikë të merrte zgjidhje. Integrimi europian nuk i intereson qeverisë”, deklaroi Vasili.

Ai tha më tej se opozita shqiptare konseguente dhe patriote është dhe do jetë e palëkundur në aksionin e saj opozitar. “Askush nuk mundet më që të luajë me fatet e Shqipërisë. Edi Rama nuk mundet më që pasurimin e qeverisjes së tij ta kthejë në mjerimin ekonomik të xhepave të shqiptarëve. Opozita shqiptare dha provën e përgjegjshmërisë e pakursyer”, u shpreh nënkryetari i LSI.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here