Saturday, January 18, 2020

FOTO/ Thyhet rekordi “Guiness”, njihuni me përmasat e tortës 27 ton

74
0

Rekordi Guiness për tortën me përmasa më të mëdha në botë është vendosur së fundmi në Indinë e Jugut.

Torta e gjatë 6 kilometra e gjysmë, është e trashë 10 centimetra dhe peshon 27 ton. U deshën rreth 1.500 pastriçierë për të bërë një tortë për Guinness.

Një rrip shumë i gjatë me tortë sfungjeri u shtrua në dhjetëra tavolina të rregulluara në qytetin e Thrissur, kryeqyteti kulturor i Kerala, në jug të Indisë.

Për ta përgatitur u deshën 4 orë, 1200 kilogramë sheqer dhe miell. Ngjarja u organizua nga “Bakers Association Kerala”, e cila tani është duke pritur për konfirmimin e “Guinness World Record” për të “thyer” kështu rekordin e mëparshëm, të vendosur në Zixi.

Në vitin 2018, ata bënë një tortë me fruta të gjatë 3.2 kilometra.

LEAVE A REPLY