Histori suksesi/ kampioni i boksit Christian Demaj: Titulli i 11-të kampion ishte ndër më të veçantit për mua…

0
1238

Kampioni i boksit Christian Demaj ishte i ftuar kete mengjes ne studion e emisionit “Start” ne Tv1 Channel per te folur per sukseset e 2019 ku esshte shpalluar kampion kombetar per te 11-en here dhe ato çfare pritet te ndodhe ne 2020.

Demaj: 2019 ishte nje vit dinamik qe nuk ka pasur dite pushimesh per faktin e kampionatit kombetar te boksit, ku pjesemarrja dhe fitorja ime ishte me rendesi te veçante, pasi pas gjithe atyre deklaratave neper media nga trajneri, klubi Vllaznia qe kete vit ne do te shkojme thjesht per te marre pjese ne kete kampionat, nuk e prita pozitivisht kete deklarate dhe u ktheva nga Gjermania aty dhe ku jetoj per te marre pjese ne kampionat. U shpalka kampion per te 11-en here ne total dhe me ndeshjen time u vendos edhe tituli kampion per Vllaznine per titullin e 23-te ku ishte nje kenaqesi e veçante.

Çdo lloj kampionati ka veçantin e tij, asnje kampionat nuk ka ndjesite apo emocionet e njejta me kampionatin e kaluar. Kesaj here per mua ishte nder me te veçantin sepse nder boksierat kampion te Vllaznise une isha i vetmi shkodran qe isha kampion per Vllaznine, duke e bere edhe pak me te rendesishem si titull.

Une kam lindur ne Gjermani dhe jam bere 10 vjeç atje ku pata filluar me futbollin dhe kur u kthyem ne Shqiperi me familje e kisha gjithmone me deshire qe te merresha me boksin, por kam hasur pengesa familjare, shoqerore pasi nuk kishin deshire qe te merresha me boks.

Ne fillim kur i futesh kesaj rruge ndeshesh me shume veshtiresi, sidomos me veteranet qe jane aty, por vendosmeria ime ka qene qe une te shpallesha kampion dhe arrita qe per dy muaj stervitje te shpallesha kampion me U-16, ku ishte suksesi im i pare.

Pavaresisht se une jetoj ne Gjermani dhe ushtrohem atje, nuk e kam menduar asnjehere qe une te perfaqesoj Gjermanine, pasi e ndjej veten shqiptar dhe shqiptar do te mbes pavaresisht situatave aktuale qe jane ne Shqiperi.

Po te flasim per problematikat qe ka boksi ne vendin tone dhe shumesporteshi ne pergjithesi jane te panumerta. Por mendoj qe eksperiencen time qe kam neper arenat nderkombetare me boksieret me te famshem ne bote, qe nje dite ta shfrytezoj ne vendin tim.

Sa i perket ketij viti me daten 29 shkurt do te kem ndeshjen e trete te boksit profesionist ku do te jete ndeshja Universal boks nga organizata Internacional Champion qe do te jete titull nderkombetar , qe do te bej edhe nje premtim qe pak dite pas fitimit te atij titulli, pasi une do ta fitoj ate, do te vij ne Shkoder me ate titull.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here