Saturday, August 15, 2020

Itali: Shqiptari humb jetën në një aksident në Rimini

1619
0

Mediat lokale italiane informojnë se një 63 vjeçar shqiptar humbi jetën gjatë një aksidenti rrugor në Rimini.

Ai po ecte në këmbë në një rruge të pa ndriçuar kur është aksidentuar nga një automjet tip Mercedes.

Aksidenti ishte fatal për 63 vjecarin shqiptar i cili ka humbur jetën menjëherë në vendngjarje.

Hetimet e para zbardhën se trupi i shqiptarit është tërhequr për disa metra nga automjeti e goditje ka qënë mjaft e fuqishme.

Drejtuesi i automjetit në gjendje shoku është shoqëruar në spital për verifikimet e rasti.

Pas këtij aksidenti Këshilltari bashkiak për sigurinë rrugore ka kërkuar vendosjen në atë pjesë rruge të matësave të shpejtësisë duke e konsideruar një rruge vrasëse pasi në atë aks kanë humbur jetën shumë persona.

LEAVE A REPLY