Thursday, April 18, 2024
Home Aktualitet Prokuroria e merr të pandehur, Agim Kajmaku vijon ti fshihet drejtësisë

Prokuroria e merr të pandehur, Agim Kajmaku vijon ti fshihet drejtësisë

0
656

Përfundojnë hetimet për ish kryetarin e bashkisë së Vorës Agim Kajmaku.

Mësohet se prokurorët I kanë dorëzuar palës mbrojtëse akuzat të cilat janë ngriutr ndaj klientit të tyre Agim Kajmaku.

Ndaj tij janë ngritur akuzat e  “Falsifikimi i vulave, stampave dhe formularëve” dhe “falsifikim i dokumenteve zyrtare” dhe “kryerja e funksionit pas dhënies fund të tij”

Agim Kajmaku vijon të jetë në kërkim nga Policia e Shtetit që prej datës 9 Nëntor 2019, ndërkohë kanë dështuar më shumë se 10 operacione për kapjen e tij. Për këtë arsye Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat pranë Ministrisë së Brendshme ka nisur verifikimin ndaj punonjësve të policisë pasi ka dyshime për dekonspirim të operacionit për ndalimin e tij.

Agim Kajmaku u denoncua nga PD dhe pas verifikimeve rezultoi se Agim Kajmaku kishte fshehur arrestimin dhe më pas hetimin në Greqi me një emër tjetër, Jorgo Toto, duke bërë që ai të jetë në kushtet që e kap ligji i dekriminalizimit.

Në hetim ai është dhe për shkarkimin e dy nënkryetarëve të Bashkisë si dhe të emërimit të një tjetër nënkryetari, veprime që dyshohet se janë bërë ditën kur KQZ ia hoqi mandatin. Megjithatë drejtuesja politike e PS në Vorë, Belinda Balluku, e pyetur nga gazetarët nuk pranoi të flasë mbi emrin që ajo propozoi në këtë Bashki.

Prokurori që hetoi dosjen e Agim Kajmakut është Kolë Hysenaj.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here