Diell dhe ulje temperaturash, ky është parashikimi i motit për sot

0
518

Vendi ynë sot do të mbizotërohet nga alternime kthjellimesh dhe vranësirash por që mundësitë për reshje janë shumë të pakta.

Sipas Meteoalb, temperaturat do të pësojnë një rritje të lehtë ku do variojnë: në zonat malore nga -3ºC deri në 6ºC, në zonat e ulëta nga 3ºC në 11ºC dhe në zonat bregdetare nga 9°C në 13ºC.

Era do të fryej në drejtim Verior me forcë valëzimi 2 ballë.

Në Kosovë moti do të jetë i kthjellët me alternime vranësirash të cilat do të sjellin reshje të izoluara ku në zonat e thella do të jenë në formën e dëborës.

Temperaturat do të pësojnë një rritje të lehtë ku do të variojnë: në zonat malore nga -4ºC deri në 8ºC dhe në zonat e ulëta nga 0ºC në 9ºC.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here