BERGAMO

Një djalë i ri 20 vjeç u gjet pa jetë nga një kalimtar i rastit në komunën e Naviglio, provincë në Bergamo të Italisë.

Mediat italiane shkruajnë se pa shenja jete është gjetur një i ri shqiptar nga Kosova, i cili është vrarë me mjete të forta dhe më pas është hedhur në një kanal.

  • foto galeri

Policia dyshon se vrasja e të riut mund të ketë ardhur pas një sherri të ashpër. Forcat policore italiane vazhdojnë hetimet për të zbardhur këtë ngjarje.

Mediat italiane kanë zbuluar edhe identitetin e të riut të vrarë. Ai është Erion Morina me origjinë nga Malisheva. Po ashtu, karabinierët kanë arrestuar një burrë shqiptar nga Kosova, i cili dyshohet se kishte konflikt me Morinën e dyshohet për ekzekutimin. I arrestuari do të merret në pyetje për ngjarjen.

Policia e Italisë ka zbuluar se si agresori ashtu edhe viktima kanë pasur një sherr fizik midis tyre përpara se 20 vjeçari të goditej ndoshta me një shishe ose kaçavidë në pjesën e pasme ose në kokë. 20-vjeçari është tërhequr zvarrë për 50 metra në rrugë dhe nuk është e qartë nëse gjatë kësaj kohe ishte gjallë apo kishte ndërruar jetë.

Në vendngjarje janë gjetur gjurmë gjaku, që mund të ndihmojnë karabinierët të gjejnë autorin e krimit. Trupi i djaloshit nga Kosova u dërgua  në morg ku do t’i nënshtrohet autopsisë për të përcaktuar shkaqet e vdekjes.

LEAVE A REPLY