Tuesday, February 18, 2020

Ja kur do të mbërrijë në Tiranë ambasadorja e SHBA në Shqipëri

173
0

 

TIRANË

Ambasadorja e re e SHBA në Shqipëri, Yuri Kim do të mbërrijë në Tiranë më 30 janar në orën 5:30 të pasdites së asaj dite.

Të njëjtin lajm konfirmon edhe ambasada amerikane në Tiranë, e cila përmes një njoftim kërkon që diplomates së re ti bëhet një pritje sa më miqësore.

“Në pritje të mbërritjes së ambasadores amerikane Yuri Kim, me mirësi “ruajeni datën” për një pritje sa më mirëseardhëse, të enjten, 30 janar në 17:30. Ftesat do të dërgohen me email në ditët në vijim”, thuhet në njoftimin e ambasadës.

Yuri Kim u betua më 9 janar si ambasadore e Shteteve të Bashkuara në Shqipëri.

Zonja Kim u emërua nga Presidenti Donald Trump në qershor të 2019-ës si zëvendësuese e Donald Lu.

 

 

LEAVE A REPLY