Krijimi i IPA-s, presidenti Skënder Doda: Ja për çfarë do të shërbejë dhe kush mund të antarësohet

0
1148

Drejtori i menaxhimit dhe drejtimit ne policine e shtetit dhe njeheresh president i IPA-s, Skender Doda ishte i ftuar ne emisionin “Perspektive” te Tv1 Channel per te shpjeguar funksionimin e organizates se IPA-s.

Doda: IPA eshte nje organizate e krijuar ne 1950. Eshte nje shoqate miqesore e policise. Sot ne bote ka me qindra dhe mijera shoqata te ndryshme dhe shoqata e miqesise se policise perçon vlerat e miqesise dhe jo  vetem ne komunitetin e policise ne vend, por edhe jashte vendit ne marrdhenie nderkombetare.

Qe te jesh anetare i IPA-s duhet qe minimumi  te jene 50 anetare te organizates, punonjes aktive ose rrezerve ose pensioniste. Pasi krijohet ky kuorum i nevojshem mblidhen, diskutojne per krijimin e shoqates, dergojne dokumentet ne gjykate dhe pastaj i drejtohen IPA-s boterore per t’i njohur.

Ne ndryshim nga shoqatat e tjera, IPA ka disa veçori: Hapi i pare eshte njohja nga ministri i brendshem dhe nga drejtori i pergjithshem i policise i çdo vendi ku ndodhen. Ne komunikimin me ministrin e brendshem, Sander Lleshaj dhe drejtorin e pergjithshem te policise, Ardi Veliu jane shume optimiste dhe thane pse mos te kemi nje shoqate te tille, pasi ne integrim kerkojme.

Aktiviteti i organzates monitorohet nga bordi nderkombetar ekzekutiv. Ata e ndejkin te gjithe ecurine e e organizates, antaresine, sepse te jesh anetar i IPA-s eshte nder dhe mbi bazen e kesaj japin rekomandim per pranim. Dhe pranimi behet po me vendim te kongresit boteror.

Qe te jesh anetar me te drejta te plota ne IPA-n boterore eeshte njesoj sikur te jesh pjese e Bashkimit Europian.

Aktivitetet qe zhvillohen me IPA-n jane te tipit kulturor, sportiv, historik, per te ndihmuar njeri-tjetrin dhe nuk eshte organizate qe ben hetim .

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here