Thursday, April 25, 2024
Home Kronika Kapen 63.7 kg kanabis në kufi, në pranga një 40 vjeçar

Kapen 63.7 kg kanabis në kufi, në pranga një 40 vjeçar

0
864

Një 40 vjeçar është vendosur në pranga nga policia kufitare për transportimin e 63.7 kg kanabis, në Qafë Botë.

“Shërbimet e Policisë Kufitare kanë kryer një kontroll në automjetin tip “Mitsubishi” të shtetasit A.H., ku në pjesën e poshtme të dyshemesë ishte hapur një vend i posaçëm për fshehjen e lëndës narkotike” – njoftojnë uniformat blu.

Operacioni u zhvillua ditën e djeshme.

Specialistët nxorrën disa pako ku pas peshimit rezultuan 63.7 kg të llojit kanabis sattiva.

Pas kontrollit policia arrestoi drejtuesin e mjetit me iniciale A.H., banues në Sarandë.

Materialet do t’i referohen Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Sarandë për veprën penale “Trafikimi i lëndëve narkotike”.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here