Lideri i opozitës, Lulzim Basha, ka shprehur edhe njëherë angazhimin e tij dhe të opozitës për të bërë gjithçka në funksion të çuarjes përpara të proçesit të integrimit europian.

Ai publikoi sot një letër që mban datën 14 Janar, ku ai përshëndet kryeministrin kroat për marrjen e drejtimit të Presidencës së Bashkimit Europian, një ngjarje që kreu i opozitës e cilëson si historike për shkak se kjo është hera e parë që Kroacia drejton presidencën e BE-së që kur u bë anëtar i Unionit në vitin 2013.

“Presidenca kroate e BE, është një arritje të cilën ne, në Shqipëri, e vlerësojmë shumë, ashtu si edhe rajoni. Kam bindjen e plotë se nën drejtimin tuaj të Presidencës, proceset integruese për Shqipërinë dhe vendet e Ballkanit Perëndimor, do të avancojnë edhe më tej’’ thekson Basha në letrën e tij.

“Ju jam shumë mirënjohës për mbështetjen që më keni shprehur për Shqipërinë gjatë takimit që patëm Nëntorin e shkuar’’ vë në dukje kreu i opozitës, duke e garantuar kryeministrin e kroacisë për rolin e PD dhe opozotës në integrimin e vendit.

“Prioritetet tuaja në krye të BE-së janë shpresëdhënëse dhe shtysë për mua që të bëj çdo gjë që mundem në emër të Partisë Demokratike dhe opozitës shqiptare, që të avancojmë procesin e integrimit në BE, pa vonesa të mëtejshme, siç përcaktohet edhe në kushtet e Bundestagut. Edhe pse marrja e Presidencës Kroate po ndodh në momente sfiduese, jam i bindur se ju do t’i përmbushni prioritetet duke qenë edhe njëherë një shembull i shkelqyer për ne’’ mbyll letrën e tij kreu i opozitës Lulzim Basha, duke i uruar Kroacisë një presidencë të suksesshme dhe duke mirëpritur drejtimin dhe mbështetjen e mëtejshme të kryeministrit kroat.

LEAVE A REPLY