Sikurse ishte njoftuar, dy bashkëkryetarët e Komisionit Parlamentar për Reformen Zgjedhore Damian Gjiknuri dhe Rudina Hajdari i jane drejtuar me letër zyrtare ODIHR-it, të cilën RTV Ora e disponon, ku kërkojnë nga ana e tyre dërgimin e një eksperti që do të punojë së bashku me ekspertet vendas ne hartimin e drafteve perfundimtare në kuadër të Reformës Zgjedhore.

Ndërkaq, Komisioni mbetet në pritje të caktimit të ekspertëve nga opozita jashtëparlamentare që së bashku me ekspertet e komisionit të fillojnë menjëherë dhe pa humbur kohë punën në zbatim të marrëveshjes së arritur pak ditë më parë.

Sipas kësaj marrëveshjeje, reforma zgjedhore duhet të përmbyllet jo më vonë se data 15 mars e këtij viti.

 

LEAVE A REPLY