Saturday, April 20, 2024
Home Aktualitet “Mjeshtër i Madh”, Presidenti Meta vlerëson aktorin Petrit Malaj

“Mjeshtër i Madh”, Presidenti Meta vlerëson aktorin Petrit Malaj

0
562

Presidenti Ilir Meta ka vlerësuar me  titullin e lartë “Mjeshtër i Madh” artistin e shquar Petrit Malaj.

Meta thotë se Malaj është një personalitet i filmit dhe teatrit shqiptar, që me talentin e spikatur dhe profesionalizmin në realizimin e shumë roleve artistike ka fituar dashurinë dhe respektin e të gjithëve.

“I uroj z.Malaj suksese të mëtejshme në karrierën e tij artistike, i bindur se ai dhe brezi i artistëve të cilit i përket, janë shembull për të rinjtë shqiptarë që aspirojnë ekranin dhe skenat shqiptare e ndërkombëtare”, shkruan Meta në Facebook.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here