Thursday, April 18, 2024
Home Politikë Një ditë pas publikimit, gazeta gjermane ‘Bild’ fshin artikullin për Bashën dhe...

Një ditë pas publikimit, gazeta gjermane ‘Bild’ fshin artikullin për Bashën dhe lobimin 675 mijë dollarësh në SHBA (Foto)

0
606

Një ditë pasi gazeta ‘Bild’ i kushtoi një artikull lobimit të Partisë Demokratike në SHBA, në të cilin akuzohej kryedemokrati Lulzim Basha, shkrimi i prestigjiozes gjermane është fshirë. Në artikullin e publikuar dje, “Bild” shkruante se paratë që kishte paguar Basha tek Nick Muzin kanë qenë për të penguar integrimin e Shqipërisë në BE.

Por një ditë më vonë, në një kërkim të thjesht online në këtë gazetë (foto) shihet se artikulli është fshirë dhe se faqja nuk gjendet, ku thuhej se PD ka dhënë 675 mijë dollarë për të lobuar penguar çeljen e negociatave të Shqipërisë me BE.

Bild

Sa i përket negociatave me BE, artikulli i BILD thoshte se: “Klienti tjetër: Opozita shqiptare, e cila dëshiron të parandalojë pranimin e Shqipërisë në BE nën kryeministrin aktual me të gjitha forcat – dhe kostoja e përdorimit të Muzin padyshim që kushton shumë.”, ndërsa për lobimin rus shkruante: “Në një raport të mëvonshëm FARA, kompania që u shfaq si klient ishte një kompani që ndan kutinë e saj të postës në Rrugën St. Vincent në Edinburgh, Skoci me 1200 ndërmarrje të tjera: Biniatta Trade LP. Gjurmët e Tregtisë Biniatta çojnë diku nëpër botë: nga Skocia përmes Belize-Amerikës së Jugut – dhe prej andej në Rusi… për kryeministrin shqiptar Edi Rama, është një provë e qartë që Rusia është prapa përpjekjeve të lobistit të lartë Nick Muzin. Në fakt, Rusia ka pak interes për afrimin e Shqipërisë me BE. Pranimi do të dobësonte më tej ndikimin e rusëve në Ballkan”.

Kujtojmë se kreu i grupit parlamentar të PS-së Taulant Balla publikoi dje artikullin e gazetës gjermane, kushtuar lobimit të Partisë Demokratike në SHBA, ndërsa pohoi se; “Basha tentoi t’i vinte flakën Shqipërisë dhe të dëntonte më çdo mjet imazhin e Shqipërisë dhe hapjen e bisedimeve oër anëtarësim mes BE dhe Shqipërisë”. (foto poshtë: artikulli i fshirë)

Bild1

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here