”Duhet tu bëja dhurata miqve”, Gruaja kapet duke vjedhur parfume në qendër tregtare

0
909

 

Një grua është kapur duke vjedhur parfume dhe deodorante në një qendër tregtare në Ancona të Italisë mbrëmjen e djeshme.

Ishte roja e sigurisë i cili pikasi gruan të dilte nga dyqani me parfumet në duar.

Pas sinjalizimit disa roje arritën ta kapin atë përpara se ajo të largohej nga qendra tregtare.

Nga kontrolli në qeset e pazarit janë kapur dhe disa pako mish të cilat dyshohen se janë vjedhur nga një dyqan tjetër po në atë qendër tregtare.

Pasi u ndalua nga rojet e sigurisë gruaja deklaroi se po organizonte një darkë për miqtë e saj dhe parfumet që kishte vjedhur do t’jua jepte atyre.

Por kjo nuk e ka shpëtuar atë nga akuzat për vjedhje.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here