Friday, April 19, 2024
Home Aktualitet Sulmoi me thikë mjekun dhe u dënua, shqiptari fiton çështjen me shtetin...

Sulmoi me thikë mjekun dhe u dënua, shqiptari fiton çështjen me shtetin shqiptar në Strasburg: U trajtua çnjerëzisht në burg, dëmshpërblim 15 mijë euro

0
719

Një ish-i burgosur fiton në Gjykatën e Strasburgut çështjen ndaj shtetit shqiptar pasi është trajtuar në mënyrë çnjerëzore dhe duhet të dëmshpërblehet me 15 mijë euro.
Bëhet fjalë për shtetasin Arben Strazimiri, i cili u dënua për sulmin me thikë ndaj mjekut Ali Refatllari, ish-shef i kardiokirurgjisë në QSUT.

Vendimi i Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut në favor të tij është zbardhur në faqen zyrtare të institucionit. Strazimiri pretendoi në atë kohë se kishte probleme mendore ndërsa u tha se e qëlloi mjekun pas debateve të bëra, si rebelim për vdekjen e një të afërmi të tij.

Ai u arrestua dhe dënua për krimin, por sipas Strasburgut, Shqipëria duhet t’i paguajë një shume prej 15 mijë eurosh si dëmshpërblim për trajtim çnjerëzor në burg.

Në vendimin e publikuar thuhet se Strazimiri është mbajtur në një burg, ndërkohë që duhej të ishte në spital psikiatrik.Gjykata nuk e mori parasysh kërkesën e bërë nga avokati mbrojtës dhe ai u mbyll në burg të zakonshëm.
Por më pas, ai vendosi ta çojë në Strasburg këtë çështje duke e fituar tashmë.
“Gjykata vendosi që Shqipëria do të paguajë ndaj ankuesit 15,000 euro (EUR) dhe 2,500 euro në lidhje me kostot dhe shpenzimet e gjyqit”, thuhet në vendimin e gjykatës europiane për të Drejtat e Njeriut.

  • foto galeri

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here