Sot ne oren 14:00  ne stadiumin “Loro Boriçi” te Shkodres do te zhvillohet ndeshja Vllaznia – Flamurtari. Per te folur per kete takim ne studion e emisionit “Sport Show” ne Tv1 Channel ishte i ftuar analisiti i sportit Fatmir Lugji i cili ka besim se Vllaznia do te dale me fitore duke shpresuar edhe tek blerjet e reja.

Lugji: Me vjen mire qe disa nga sugjerimet tona jane marre perbaze nga stafi i ekipit te Vllaznise, duke seleksionuar disa futbolliste qe ishin “skarco” tek Vllaznia. Shpersoj qe me tre blerjet e reja te ndryshoje edhe formacioni i Vllaznise. Kam shume besim tek keto lojtare, edhe ne pergatitjen qe kane bere ne Oher, kane bere nje pergatitje serioze, ishin te motivuar dhe ne takimet qe kemi pasur ato shprehen optimizimin qe te pakten te realizojne pjesemarrjen ne kupat e Europes.

Sot eshte nje ndeshje jo e lehte per Vllaznine, pavaresisht se Flamurtari eshte ne fund te klasifikimit, por testi kryesor qe Vllaznia do te kete eshte ndeshja me Laçin. E para sepse Laçi ka nje ndeshje shume te veshtire me Durresin dhe ne qofte se Laçi ne perballjen me Vllaznine ka nje rezultat negativ atehere mendoj se edhe pankina e Laçit mund te tronditet.

Neqoftese humb ekipi i Laçit, trajneri Armando Cungu ka mundesi qe ai vete te jape doreheqjen perpara se ta shkarkoje presidenti i Laçit. Trajneri Cungu kur e shikon qe nuk ecen ka guximin qe t’ia leshoje rrugen nje trajneri tjeter.     

LEAVE A REPLY