LSI kërkon reflektim nga Kuvendi në lidhje me paketën anti-shpifje. Zv/kryetari i LSI, Luan Rama solli në vëmendje një reagim të KE, ndërsa tha se aventura e qeverisë rrezikon të cënojë lirinë e medias dhe shprehjes.
Luan Rama: Jam këtu për të sjellë në vëmendjen tuaj nga Komisioni Europian, cili i bën apel qeverisë shqiptare, Kuvendit, që ta shfrytëzojë të drejtën kushtetuese të presidentit si një oportunitet, si një mundësi për të hequr dorë nga marrëzia, nga aventura e cënimit, e dhunimit dhe e kufizimit të lirisë së shprehje dhe të shtypit. Ky palo Kuvend ka mundësi që të shpëtojë imazhin e vendit që po i krijon aventura e qeverisë dhe të reflektojë për të realizuar ndryshimet që propozohen me aktin ligjor të kthimit të paketës antishpifje.