Presidenti Meta publikon letrën drejtuar “Venecias” për anëtarët e Gjykatës Kushtetuese

0
609

 

Presidenti i Republikës, Sh.T.Z. Ilir Meta i është drejtuar Komisionit të Venecias “Për dhënien e një opinioni mbi procesin e zgjedhjes së anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese në Republikën e Shqipërisë”.

Në dokumentin e publikuar nga Presidenca jepen argumentet ligjore të shkeljeve që ka bërë mazhoranca gjatë procesit të zgjedhjes së anëtarëve të kësaj gjykate. Kreu i shtetit shprehet se aktualisht “Shqipëria është në çekuilibër të plotë të mekanizmave të kontrollit dhe balancës, rrezikon kapjen totale të shtetit!”.

Përmes 6 pyetjeve Presidenti deklaron se në respekt të transparencës së plotë i bëri publike ato, për shkeljet kushtetuese dhe ligjore që ka bërë Kuvendi me zgjedhjet e dy anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese.

“Përse kërkoi Venecia përcaktimin në Kushtetutë dhe ligj të rradhës së emërimeve?

Mosrespektimi i radhës a përbën shkelje të gërmës së Kushtetutës?

Cila dispozitë kushtetuese parashikon që një institucion të emërojë disa gjyqtarë kushtetues njëkohësisht?

Presidenti kërkoi vazhdimisht bashkëpunim dhe zbatim të Kushtetutës!

Mazhoranca refuzoi bashkëpunimin dhe çoi deri në fund skenarin e saj.

Kuvendi tentoi rrëmbimin e kompetencave kushtetuese të Presidentit me qëllim kapjen e Gjykatës Kushtetuese!

Kur Qeveria, Kuvendi, të gjitha Bashkitë, Këshillat Bashkiakë dhe thuajse të gjitha institucionet e pavarura, janë në duart e një partie të vetme: a i shërben kapja e Gjykatës Kushtetuese interesit politik për t’iu shmangur kontrollit dhe llogaridhënies?

Shqipëria në çekuilibër të plotë të mekanizmave të kontrollit dhe balancës, rrezikon kapjen totale të shtetit!” thuhet ne njoftimin e Presidences.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here