Floida Kërpaçi takohet me Eurodeputetin e Luksemburgut, Marc Angel

0
556

 

Ish-deputetja e LSI, Floida Kërpaçi është takuar me eurodeputetin e Luksemburgut, Marc Angel. Këtë e ka bërë të ditur Kërpaçi në një postim në rrjetin social Facebook. Mes të tjerash ish-deputetja shkruan: Diskutuam gjatë për procesin e Integrimit Evropian dhe domosdoshmërinë nga ana e qeverisë për të përmbushur kushtet!.

Postimi i plotë i ish-deputetes Floida Kërpaçi: 

Kënaqësi të ritakoj Eurodeputetin e Luksemburgut Marc Angel.
Diskutuam gjatë për procesin e Integrimit Evropian dhe domosdoshmërinë nga ana e qeverisë për të përmbushur kushtet! Nuk ka integrim evropian pa shtet të së drejtës. Rruga e qartë e Bundestagut Gjerman, për ngritjen e Gjykatës Kushtetuese, Gjykatës së Lartë, zgjedhjet e lira e të ndershme janë detyra te qarta që duhet ti bëjmë sa më shpejt për të mos sakrifikuar të ardhmen e brezit te ri dhe Shqiptarëve!#LSI🇦🇱🇪🇺

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here