Krimi makabër/ Kërkohej në gjithë Europën, shqiptari kapet në …

0
1291

Policia e Riminit, në zbatim të një mandat arresti ndërkombëtar të lëshuar nga Gjykata e Tiranës e të shpërndarë nga Interpol, ka arrestuar një shqiptar 32-vjeçar, formalisht rezident në Rimini, por me mungesë prej disa muajsh në qytetin italian.

I arrestuari, në kërkim që nga prilli i kaluar, është dënuar me katër vjet burg në Shqipëri për dëmtime të rënda.

Më 2014, një roje sigurie ndërhyri për të shuar një sherr ku ishte i përfshirë edhe 32-vjeçari. Ky i fundit i nguli një kaçavidë në sy, duke i shkaktuar hemorragji të fortë.

Pasi mësuan se shqiptari ishte kthyer në qytet, policët e Riminit u vunë në ndjekje dhe arritën ta identifikonin teksa doli nga një pallat me fytyrën të mbuluar me shall, që të mos njihej.

Ndalimi verifikoi se ishte pikërisht i kërkuari, tashmë në burg e në pritje të vendimit të Gjykatës së Apelit në Bolonja për ekstradimin në Shqipëri.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here