Ambasadori i Bashkimit Evropian, Luigi Soreca ka reaguar pas vizitës së Presidentit të Këshillit Europian, Charles Michel, këtë të premte në Tiranë.

Ambasadori  Soreca përmes një npostimi në rrjetin social Tëitter shkruan se Michell ishte  e rëndësishme dhe se dha sinjal të fortë që zgjerimi është përparësi për BE.

“Sapo përcolla presidentin e Këshillit Europian Michel në fund të vizitës së tij të rëndësishme sot në Tirane. Sinjal i fortë që zgjerimi është përparësi për BE-në.  Shqipëria duhet të vazhdojë të zbatojë reformat në funksion të vendimit të rëndësishëm të pranverës së ardhshme për hapjen e negociatave“, shkruan ambasadori i BE-së.

Ndërkohë Presidenti i KE, Charles Michel në fjalën e tij në konferencën e përbashkët përshtyp me kryeministrin Edi Rama ka theksuar se  në javët në vijim në Bruksel do të zhvillohet një debat, i cili do të bazohet në një strategji me tre shtylla, ku do të përfshihen formulimi i modernizimit të zgjerimit, për negociatat e Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut

LEAVE A REPLY