A ka shqiptarë të prekur nga tërmeti në Turqi? Njoftimi i rëndësishëm i ambasadës në Ankara

0
734

 

Tërmeti me magnitudë 6.8 i shkallës rihter goditi të premten në mbrëmje, provincën Elazig rreth 550 kilometra në lindje të kryeqytetit të vendit Ankarasë. Nga ky tërmet deri tani 22 persona humbën jetën.

Përmes një njoftimi, Ambasada e Shqipërisë në Ankara shprehet se deri tani, nuk ka informacione për asnjë shtetas shqiptar të vrarë apo lënduar si pasojë e lëkundjeve të tokës.

Ambasada ve në dispozicion edhe disa numra telefoni për cilindo që kërkon ndihmë apo mbështetje.

“Ambasada e Republikes se Shqipërisë në Ankara bën me dije se deri tani nuk është identifikuar asnjë shtetas shqiptar nga efektet e këtij tërmeti.

Ambasada shqiptare në Ankara, se bashku me Konsullatën e Përgjithshme në Stamboll janë të angazhuara dhe në gadishmëri të plotë për të ndihmuar dhe mbështetur të gjithë shtetasit shqiptarë që mund të jenë prekur nga kjo fatkeqësi natyrore.

Për cdo ndihmë dhe mbështetje janë në dispozicion numrat e mëposhtëm:

Ambasada Ankara:
0090 312 441 61 0304
0090 549 561 1985
Konsullata Stamboll:
0090 212 44 32 56″…

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here