Friday, April 19, 2024
Home Aktualitet Asnjë rast i dyshuar me koronavirus në Shqipëri, dyshime në Turqi dhe...

Asnjë rast i dyshuar me koronavirus në Shqipëri, dyshime në Turqi dhe Rumani

0
783

Shqipëria dhe shumica e vendeve të Ballkanit nuk kanë shpallur ende asnjë rast të dyshuar me koronavirus sipas hartës së Wikipedia të përditësuar sot më 28 janar. Ndërkohë Turqia dhe Rumania, vende të cilat nuk janë shumë larg nesh janë futur në hartën e cila i përfshin si vende ku ka raste për të dyshuar me koronavirus.

Ndërkohë në Europë raste të dyshuara ka dhe në Britaninë e Madhe, Portugali, Zvicërm Austri, Sudei, Poloni apo Çeki. Kurse ‘de facto’ Gjermania dhe Franca kanë shpallur të parit e prekur me koronavirus në vendete tyre.

Por virusi vdekjeprurës i cili u shfaq në këtë mes janari në Wuhan të Kinës është përhapur në githë botën.

Raste të dyshuara ka po ashtu në Amerikën e Jugut në Brazil dhe në Ekuador. Në Amerikën e Veriut Meksika ka raste të dyshuara kurse SHBA dhe Kanadaja janë prekur.

Në Azi Izraeli ka raste me të dyshuar, kurse sa i përket vendeve të cilat janë rreth Kinës dhe janë direkt të cënuara bie në sy që në Laos, Myanmar, Bangladesh dhe Bhutan nuk kanë asnjë të prekur dhe asnjë të dyshuar për koronavirus.

Madje dhe në Afrikë, në Bregun e Fildishtë ka të dyshuar se janë prekur nga koronavirusi i cili deri tani i ka marrë jetën 100 personave.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here