Trajneri i futbollit Amarildo Belishta ishte i ftuar mbremjen e kaluar ne rubriken sportive “Sport Show” ne Tv1 Channel ku sipas tij merkatoja me e mire e bere tek Vllaznia eshte trajneri.
Belisha: Futbolli ne pergjithesi eshte ne regres. Qe tek futbolli i moshave verehet mangesite qe jane. Pastaj kalon tek te rritur, tek menaxhimi ku vazhdon serish e njejta “semundje” e vjeter. Pereseri ne keto ujra nuk ka nje strategji, asnje ekip ne Shqiperi nuk ka strategji afatgjate.
Sipas mendimit tim merkaton me te mire Vllaznia e ka bere me trajnerin qe ka marre. Eshte nje trajner i pergatitun, me kembe ne toke, eshte njeriu i duhur qe ka ardhur ne Shkoder, pas shume e shume vitesh.
Per pjesen e merkatos kemi patur probleme. Nje futbollist qe luan 10 vite ne Superlige, nuk mund t’i thuash hajde te te shohim ne prove. Per kete gje e kam kritikuar klubin kur ka dyshime per nje “x” lojtar. Pse duhet me i zvarrite.