Marrëveshja LDK-VV/ Osmani: Epilogu sqarohet brenda dy-tri ditëve

0
826

 

Sipas nënkryetares së LDK-së Vjosa Osmani, dy-tri ditët e ardhshme, do të jenë vendimtare në arritjen ose jo të marrëveshjes bashkëqeverisëse me Lëvizjen Vetëvendosje.

Duke sqaruar se me VV-në do të takohen shumë shpejt, Osmani theksoi se nuk kanë lëvizur nga oferta e tyre e fundit.

Osmani i bëri thirrje partnerit eventual që të shfrytëzohet çdo mundësi që të arrihet koalicioni qeverisës.

“Unë besoj shumë se varet nga ajo se çka do të ndodh këto dy-tri ditë. Unë besoj se këto dy-tri ditë do të sqarojnë përfundimisht epilogun.

Më debatet dhe tendencat për fajësim nuk kanë më vend në raportet tona”, tha ajo.Ish-kandidatja e LDK-së për kryeministre, tha se shumë shpejt do të kenë takimin e radhës me përfaqësuesit e Lëvizjes Vetëvendosje.“Unë besoj se shumë shpejt do të kemi takimin e radhës.

Natyrisht aty shpresoj që të bëhet përafrimi përfundimtar për çka do që ka mbetur si mospajtim ndërmjet palëve.

Meqenëse afati po rrjedh, është tejet me rëndësi që koha që ka mbetur të shfrytëzohet në mënyrë efektive dhe shpresoj shumë që brenda pak ditësh të kemi një epilog përfundimtar”, thotë Osmani.

Derisa për mundësitë e lëvizjes së qëndrimeve, Osmani tha se ajo nuk bëhet në baza individuale, por ato i bëjnë organet vendimmarrëse të LDK-së, të cilat ajo thekson se janë përcaktuar.

“Lëvizjet e qëndrimeve nuk mund të bëhet në baza individuale dhe preferencave individuale. Ato bëhet vetëm në organet e LDK-së të cilat i përcaktojnë korniza të cilat ne i negociojmë. Tashmë ato janë përcaktuar, nëse ka vullnet të mirë nga pala tjetër do mund të ketë përafrim në takimin e radhës”, u shpreh ajo.

Për afatin e vënë nga lideri i LDK-së që deri ditën e diele të vendoset nëse do të ketë ose jo marrëveshje në mes LDK-VV, Osmani tha se kjo është vendosur për arsye të përfundimit sa më parë të marrëveshjes, në mënyrë siç tha ajo t’i jepet kohë mandatarit për kryeministër të negociojë edhe me pakicat minoritare.

“Po shpresoj, kjo është një mundësi e mirë, nuk është çështje e afateve, por është çështje e mundësisë. Ne dëshirojmë të sigurohemi që marrëveshja ndërmjet LDK-VV, të arrihet këto ditë në mënyrë që të kemi kohë të mjaftueshme që të bëhen takimet dhe koordinimet e nevojshme dhe me pakicat. Në këtë rast me pakicat jo serbe të cilat kërkojnë kohë dhe nuk do të ishte e ndershme nga ana jonë që të shtyheshin çështjet deri në ditën e 15 dhe pastaj mos t’i jepet mandatarit për kryeministër të bisedojë edhe me pakicat. Synimi është këtu që të lihet kohë e mjaftueshme pas arritjes së marrëveshjes sonë. Në mënyrë që ajo marrëveshje të kalojë në organet vendimmarrëse të LDK-së dhe partisë tjetër. Pra ka çështje që marrin kohë, por me rëndësi është që të arrihet kjo marrëveshje, të tregohet një vullnet i plotë për një gjë të tillë. Prandaj këto dy tri ditë do të duhej të shfrytëzohen efektivisht”, tha ajo.

Prej ditës së hënë kur është mandatuar për kryeministër, Albin Kurti kanë mbetur edhe njëmbëdhjetë ditë kohë për formimin e qeverisë.

Derisa ka rreth dy javë ku dy partitë që po pretendojnë të formojnë koalicionin qeverisës nuk janë takuar.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here