Friday, April 12, 2024
Home Aktualitet Moti përmirësohet pasdite, ulen temperaturat

Moti përmirësohet pasdite, ulen temperaturat

0
670

 

Ashtu siç është parashikuar edhe dita e sotme do të vazhdojë të jetë në mbizotërimin e kushteve atmosferike të paqëndrueshme.  Sipas Meteoalb, territori shqiptar mbizotërohet nga vranësira të dendura dhe reshjet e shiut ne pjesën me te madhe te vendit.

Ndërsa reshjet e dëborës mbeten në zonat malore, por pasditja dhe mbrëmja sjellin përmirësim gradual të motit.

Temperaturat e ajrit janë rritur në mëngjes por ulen lehtë në mesditë duke luhatur vlerat ekstremale ditore nga 0°C në 15°C.

Era do fryjë e lehtë në tokë por mesatare dhe herë pas herë e fortë në det me  shpejtësi 50 km/h nga drejtimi kryesisht Veriperëndimor  duke krijuar në det dallgëzim 4 ballë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here