Masa drastike kundër koronavirusit/ Kompanitë ajrore heqin ushqimet, gazeta dhe batanijet

0
843

 

Paniku dhe frika e shkaktuar nga përhapja me shpejtësi e koronavirusit që ka vrarë më shumë se 130 persona, ka detyruar kompanitë ajrore te marrin masa drastike ne mbrotje të udhëtarëve, duke hequr disa prej shërbimeve të tyre bazë.

Sipas masave drastike, pasagjerët e disa linjave ajrore në Kinë, nuk do të munden të konsumojnë mish, të përdorin batanije apo të lexojnë gazeta.

Duke shmangur përhapjen e virusit vdekjeprurës nëpërmjet kontakteve, kompania Taiwan’s China Airlines, tha se u ka sugjeruar pasagjerëve që të marrin sendet e tyre me vete duke përfshirë edhe pijet.

Prej të hënës, kjo kompani ndaloi shërbimin e mishit dhe kanë zëvendësuar mbulesat e tavolinës dhe pecetat me peshqir letre në fluturime te afërta dhe në Hong Kong.

Ata kanë ndaluar gjithashtu edhe përdorimin e revistave, gazetave, batanijeve, teksa disa pije dhe kufjet mund të përdoren vetëm nëpërmjet një kërkese.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here