Sunday, April 14, 2024
Home Aktualitet Nuk ndalet shiu, në zonat malore reshje dëbore

Nuk ndalet shiu, në zonat malore reshje dëbore

0
652

Edhe kjo e mërkurë nuk solli asgjë të re sa i takon motit. Dita ka nisur me reshje intensive shiu.

Sipas MeteoAlb, territori shqiptar sërisht do të përfshihet nga vranësirat dhe reshjet me intensitet të ulet deri mesatar, ku pjesa më e madhe e vendit do të jetë me reshje shiu, por në zonat malore veriore dhe lindore do të kemi reshje dëbore.

Temperaturat e ajrit do të mbeten të pandryshuara në mëngjes, por ulen në mesditë duke luhatur vlerat minimale dhe maksimale nga -1°c në 13°c.

Era do fryjë e lehtë në tokë dhe mesatare në det me shpejtësi 40 km/h nga drejtimi Perëndimor-Jugperendimor, duke krijuar në det dallgëzime 3 – 4 ballë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here