Friday, April 19, 2024
Home Kronika Aksioni i RENEA-s në Shkodër për kapjen e urdhëruesve të pengmarrjes së...

Aksioni i RENEA-s në Shkodër për kapjen e urdhëruesve të pengmarrjes së Jak Prengës, disa të shoqëruar

0
2093

Disa persona janë shoqëruar gjatë aksionit policor në Shkodër, për kapjen e 3 urdhëruesve të pengmarrjes së Jak Prengës, i cili pasi u rrëmbye u vra.

Shoqërimet janë bërë bë fshatin Bardhaj, ndërkohë që këta persona ndodhen në drejtorinë e policisë.

Ndërkohë, nuk dihet nëse këta persona janë shoqëruar si të dyshuar për përfshirje në ngjarjen kriminale, apo si persona që kanë pasur dijeni për çështjen në fjalë. Në këtë operacion që nisi që në orët e para të mëngjesit, për kapjen e shtetasve M.B., G.D., dhe K.G., marrin pjesë dhe forcat RENEA.

Ndërkohë, në kërkim është shpallur edhe shtetasi me iniciale D.R. nga Vlora. Kujtojmë se deri më tani janë arrestuar 5 persona në lidhje me rrëmbimin dhe vrasjen e 49-vjeçarit, i cili u mor peng në 17 janar të këtij viti në Kamëz. Bezat tha se ka dyshime të forta që trupi i pajetë i 49-vjeçarit mund të jetë groposur në territorin e Shijakut, ndërkohë që deri më tani nuk ka asnjë gjurmë të tij.

(BalkanWeb)

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here